Atalanta i vë çmim Gjimshitit, Beshiktashit i duhen 400 mijë €

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Transferimi i Gjimshitit drejt Beshiktashit po merr çdo ditë e më shumë të dhëna. Gjiganti turk prej ditësh ka nisur kontaktet me agjentin e futbollistit, mirëpo kur duket se turqit janë të gatshëm për të bërë hapin përfundimtar, Atalanta ka bërë lëvizjen taktike. Atalanta ka përcaktuar çmimin prej 400 mijë eurosh si vlera që nevojitet për kartonin e mbrojtësit shqiptar. Për Beshiktashin duket një shifër e ekzagjeruar, aq më tepër që bëhet fjalë për një futbollist që i përfundon kontrata në fund të vitit. Interesimi dhe nevoja për të afruar menjëherë një qendërmbrojtës, që mund të luajë edhe si mbrojtës anësor në të majtë dhe të djathtë, e bën Beshiktashin që të shtyjë gjithnjë e më shumë me anë të agjentëve dhe drejtuesve negocimin për transferimin e shqiptarit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.