Panorama Sport (Albania)

Hajduk-Memolla, drejt “divorcit”

-

Hajduk Split do të kërkojë të prishë kontratën me Hysen Memollën. Mbrojtësi i majtë, i testuar disa herë nga Panuçi me Kombëtaren, pritet që të ulet për të diskutuar me drejtuesit detajet e kontratës, teksa stafi teknik nuk e ka më në plane dhe do t’i kërkojë shqiptarit dhe dy lojtarëve të tjerë që të përfundojn­ë bashkëpuni­min. Memolla, Filip dhe Said janë futbollist­ët, të cilëve do t’u kërkohet prishja e kontratës në ditët në vijim. Për mbrojtësin shqiptar, diçka e tillë u diskutua edhe në merkaton e verës, por duke pasur kontratë, Memolla kërkoi të paktën gjysmën e pagesës për t’u larguar, gjë e cila nuk u pranua nga drejtuesit e Hajdukut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania