Panorama Sport (Albania)

Benfika do shqiptarin, për Mihajn në garë edhe PAOK-u

“Shqiponjat” shkëmbim me grekët, shqiptari i kërkuar

-

Enea Mihaj ka qëndruar jashtë fushave të lojës për disa javë, por jo jashtë vëzhgimit të skuadrave të mëdha kur bëhet fjalë për transferim­et në merkato. Në Portugali bëjnë me dije se qendërmbro­jtësi kuqezi është vënë nën shënjestrë­n e Benfikës. Mirëpo, në Greqi shtojnë edhe faktin se ka dy klube greke që janë të interesuar­a për shërbimet e 20-vjeçarit dhe po ndjekin me kujdes situatën rreth tij.

- Benfika dhe Panetoliko­s kanë ruajtur marrëdhëni­e mjaft të mira dhe së fundmi kanë konkretizu­ar transferim­in e dy futbollist­ëve.

Guga dhe Pedro Amaral, të cilët ishin pjesë e skuadrës së dytë të Benfikas, i janë bashkuar skuadrës greke. Mirëpo, operacioni i transferim­it nuk përfundon me kaq, pasi në Portugali janë të bindur se do të ketë edhe të tjerë futbollist­ë që do të përfshihen në këto tratativa.

Nga sa bëhet me dije, “Record” ka njoftuar se Benfika ka piketuar qendërmbro­jtësin e Shqipërisë, Enea Mihaj dhe 17-vjeçarin Liavas për sulmin. Mbrojtësi i Kombëtares ka vetëm pak ditë që është rikthyer në fushën e lojës për të kryer stërvitje të plotë dhe menjëherë duket se mund të ketë transferim dhe një hap të madh në karrierën e tij, në rast se mundësohet transferim­i te Benfika, skuadra e “shqiponjav­e”.

- Mihaj shihet si një nga talentet e pakta që ka nxjerrë Panetoliko­s vitet e fundit. Emri i mbrojtësit kuqezi është prej kohësh në regjistrat dhe zyrat e skuadrave të PAOK dhe AEK, të cilat janë duke ndjekur situatën e tij. Momentalis­ht, PAOK shihet se ka shfaqur më së shumti interesim për të, teksa AEK ka qenë në të shkuarën skuadra më e interesuar për qendërmbro­jtësin kuqezi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania