Panorama Sport (Albania)

Një arbëresh për Panuçin

Zëvendësue­s nga Argjentina për Hysajn, italiani do udhëtojë për ta bindur

- OLSI TUJANI

Teksa të gjithë preten dojnë që kampionati shqiptar të ketë më shumë vëmendje dhe të promovohet kur është mundësia produkti vendës edhe në Kombëtare, trajneri Panuçi do të afrojë një argjentina­s për mbrojtjen. Po, Tomas Guidara raportohet se është piketuar nga trajneri italian i Kombëtares dhe se do t’i propozojë që të veshë fanellën kuqezi.

ARBËRESHI ARGJENTINA­S - Tomas Guidara duket se është një opsion serioz për mbrojtjen e Kombëtares sonë. Nga ajo që raportohet nga mediat argjentina­se, përkatësis­ht “Mundo Lavoz”, thuhet se trajneri Panuçi do të kalojë oqeanin javës që vjen për të takuar mbrojtësin e Belgranos. Ky i fundit është me prejardhje shqiptare dhe tekniku italian do të mundohet ta bindë të veshë fanellën e Kombëtares sonë. 22-vjeçari luan si mbrojtës i djathtë. Një interesim i tillë i Panuçit për Guidaran ka nisur prej mua- jsh, teksa kuqezinjtë bëheshin gati për të luajtur në Ligën e Kombeve. Në nëntor të vitit 2018, “Ole” raporton se Kombëtarja shqiptare është interesuar për të pasur shërbimet e Tomas Ezekiel Guidara, i lindur më 13 mars 1996 në Kordoba. I formuar te skuadrat e moshave të Belgranos, ai është pjesë e kësaj skuadre aktualisht dhe militon në Superligën argjentina­se. Më tej, media më e madhe argjentina­se vijonte në atë periudhë me faktin që ishte kontaktuar agjenti i mbrojtësit të djathtë, Horacio Rosi në lidhje me mundësinë që futbollist­i t’u bashkohet kuqezinjve.

PANUÇI - Me gjithë daljen e lajmit në një nga mediat më të mëdha argjentina­se në atë periudhë, trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, e mohoi që të kishte diçka konkrete për mbrojtësin e djathtë. I pyetur në një nga konferenca­t për shtyp për Guidaran, Panuçi shprehej: “E di kush është, e kam parë, por nuk kemi folur”, komentonte Panuçi përpara disa muajsh kur u pyet për argjentina­sin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania