Panorama Sport (Albania)

Bie klauzola, Panathinai­kos në sulm për Kaçen

-

Deri më tani, mediat greke kishin bërë me dije se për blerjen e kartonit të Kaçes nga Panathinai­kos, ekziston një klauzolë prej rreth 400 mijë eurosh. Mirëpo, së fundmi është qartësuar se nuk ekziston një e tillë. Mediat pranë skuadrës së “jeshiltë” kanë raportuar se drejtuesit e Panathinai­kosit i kanë “duart e lira” për të tentuar marrjen përfundimt­are të shqiptarit. Për këtë, “newspao.gr” ka bërë me dije se drejtuesit nuk do të humbasin kohë, por menjëherë sapo të mbyllet merkato e transferim­eve në muajin janar, do të nisin negociatat me PAOK për të përcaktuar çmimin e blerjes së kartonit të shqiptarit. Kaçe ndihet i rëndësishë­m te Panathinai­kos dhe në daljet e tij mediatike ka pranuar se kërkon që të luajë sa më shumë. Teksa familja e tij është shtuar edhe me një fëmijë të dytë, shqiptari duket se është ambientuar më së miri në Athinë dhe nuk kërkon që të lëvizë. Panathinai­kos në ditët e para të shkurtit do të hidhet në sulm për shërbimet e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania