Panorama Sport (Albania)

Drejt largimit nga Anderlehti, Abazaj luan tek ekipi i dytë

-

Kristal Abazaj është drejt largimit nga Anderlehti dhe, me shumë gjasa, skuadra e tij e re do të jetë Lokereni, që ka shfaqur interes për shërbimet e tij. Megjithatë, futbollist­i i Kombëtares ka zbritur në fushë për ekipin e dytë të Anderlehti­t. Abazaj e ka nisur takimin si titullar ndaj Tubizes, ndeshje që përfundoi 3-3. Shumë shpejt pritet të mësohet edhe e ardhmja e sulmuesit. Gjasat janë që ai të huazohet dhe jo të shitet përfundimi­sht. Duke qenë se është jashtë planeve të skuadrës për momentin, po preferohet forma e huazimit, në mënyrë që shqiptari të rigjejë formën e tij më të mirë në një skuadër që i garanton më shumë minuta dhe do të ketë fare pak presion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania