Bare titullar, Malaga fiton për... kreun

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare, ka luajtur ndeshjen e tij të dytë me skuadrën e Malagës, por të parën, pra, debutimin si titullar në Ligën e Dytë spanjolle. 21-vjeçari është hedhur në fushë nga minuta e parë nga trajneri Muniz në sfidën ndaj Zaragozës që u fitua nga skuadra e shqiptarit me rezultatin 0-2. Bare qëndroi në fushë përgjatë 90 minutave, duke bërë një paraqitje të kënaqshme. Mesfushori fierak u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 59-të. Me këtë fitore të arritur, Malaga u ngjit në kuotën e 39 pikëve, duke ngushtuar diferencën në vetëm 1 pikë nga kryesuesit e Granadës. Me paraqitjen e djeshme, mesfushori duket se ka fituar besimin e trajnerit .

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.