Panorama Sport (Albania)

Dorëzohen te Lugano: Sadiku nuk ikën nga Levante

-

Armando Sadiku u bë ëndrra e madhe e merkatos së janarit për Luganon. Rikthimi nga periudha e dëmtimit dhe mundësitë minimale për aktivizim te Levante i bënë zviceranët që të shtonin shpresat për të rikthyer në ekip sulmuesin kuqezi. Mirëpo, së fundmi është një njoftim në prestigjio­zen spanjolle “Marca”, që bën me dije se sulmuesi nuk largohet. “Në momentin që po rikuperohe­t plotësisht, Levante duket se e ka hequr nga lista e merkatos. Referuar spanjolles ‘Marca’, sulmuesi shqiptar nuk do të lërë Valencian këtë periudhë transferim­esh, duke parë edhe që drejtuesit e Levantes duan t’i japin një shans, duke besuar në vlerat e tij”, ka shkruar dje “tio.ch”, sajt pranë Luganos.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania