Panorama Sport (Albania)

Abate: Zemër e mendje, në finalen e së mërkurës

-

Injacio Abate ka qenë pjesë e grupit që dje ka zhvilluar stërvitjen e parë në tokën arabe. Për futbollist­ët që luajtën me Sampdorian ka qenë një seancë e karakteriz­uar nga vrapime të lehta, ndërsa pjesa tjetër e ekipit ka marrë ngarkesë të plotë. Në fund të 60 minutave nën urdhrat e Gatuzos, Abate ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale, ku ka bërë thirrje për përqendrim në kuadër të Superkupës. "Zemër e mendje në finalen e së mërkurës," - shkruante mbrojtësi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania