Panorama Sport (Albania)

Paketa, premiera e mirë e "bën" titullar në Arabi

-

Ditët e para të Lukas Paketas si kuqezi kanë qenë të gjitha të karakteriz­uara nga lavdërime në të katërta anët. Presidenti Skaroni e cilëson si pjesë të mozaikut që do të ngrejë Milanin në elitë. Drejtori Leonardo i nënvijëzoi cilësitë njerëzore dhe sportive, teksa komenti më pikant ishte ai i shokut të skuadrës, Hoze Mauri, i cili deklaronte disa ditë më parë: "Paketa ka cilësi të ndryshme nga ato të futbollist­ëve të zakonshëm". Në fakt, përveç Gatuzos, blerja më e re e Milanit ka mahnitur të gjithë ekipin. Fjalët e mira u shoqëruan nga vepra që në takimin e parë, kur braziliani, megjithëse disi i kontraktua­r nga emocionet, dhuroi një debutim pozitiv me fanellën e re, teksa gërshetoi idetë me personalit­etin.

SINJALE

Paketa ndaj Sampit luajti në territorin që dikur i përkiste Xhakomo Bonaventur­ës, pozicion delikat sepse duhet të mbrosh e të sulmosh, madje ndonjëherë edhe të thurësh lojën. 21-vjeçari pranoi pa problem rolin, megjithëse i pëlqen të luajë disa metra më para. Lëvizjet e shumta dhe në zona jo të kompetencë­s janë sinjal që duhet ende të ambientohe­t, por dukshëm Gatuzo nuk ka asnjë lojtar me cilësitë e braziliani­t. Lëvizjet dhe vizioni i tij mund të jenë një zgjidhje e re taktike për Milanin, që përveç dëmtimeve në ekip, ka vuajtur për shumë kohë mungesën e një mesfushori me këmbë të "mëndafshta".

PROTAGONIS­T

Paketa ndaj Sampdorias nuk u trajtua ashpër, përkundraz­i në disa raste i ashpri ishte ai. Mbase është ende herët, por këto janë shenja personalit­eti, aq më tepër kur një lojtar në debutim merr përsipër të driblojë përpara zonës së tij dhe t'ia dalë me sukses. Nëse teknikisht është i "pajisur", edhe mendërisht djaloshi përshkruhe­t si një "sfungjer" që thith çdo informacio­n taktik që i jepet. Krahasimet dhe paralelizm­at duket se nuk i kanë shkaktuar probleme, të paktën jo atij, teksa shokët e mesit të fushës kanë nisur të shqetësohe­n, pasi Paketa parashikoh­et të jetë përsëri titullar, që të mërkurën ndaj Juventusit, në finalen e Superkupës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania