Panorama Sport (Albania)

Bakajoko: Duam trofeun, në ndeshjet teke ndodh gjithçka

-

Tiemue Bakajoko ka folur nga grumbullim­i i Zhedas, duke komentuar gjendjen e skuadrës në prag të një finaleje si ajo për Superkupën e Italisë. Francezi është besimplotë, sidomos pas fitores kundër Sampdorias, duke shpjeguar: "Kualifikim­i ndaj Sampit ishte shumë i rëndësishë­m sepse na mbush me besim për Superkupën. Jam shumë i lumtur për lojën tonë, sidomos në kohët shtesë. Mendoj se duhet të vazhdojmë në këtë drejtim edhe në një sfidë të rëndësishm­e si ajo ndaj Juventusit". Mbase jo në formë maksimale pas 120 minutave të së shtunës, por mesfushori nuk mendon se lodhja në Kupë do t'i penalizojë kuqezinjtë, teksa pranoi se: "Personalis­ht kam nevojë të rifitoj energjitë, në mënyrë që të luftoj sa më mirë në Zhedah. Do të jetë një ndeshje teke dhe mund të ndodhë gjithçka, ndaj besoj se do të kemi shanset tona për të fituar".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania