Panorama Sport (Albania)

Metamorfoz­a kuqezi me Paketën dhe... Piontek

-

Nëse Lukas Paketa vijon të luajë si ndaj Sampdorias, mund të ofrojë një zgjidhje të re taktike për Milanin dhe Xhenaro Gatuzon në fazën e dytë. Nëse trajneri vendos ta rreshtojë në mesin e fushës, kuqezinjtë në muajt e mbetur duhet të luajnë me modulin 4-3-3. Konfirmimi i kësaj skeme do të ishte edhe më i mundshëm nëse skuadrës do t'i largohej Higuain dhe do t'i bashkëngji­tej Kristo Piontek i Xhenoas. Me dy sulmues në dispozicio­n, 4-4-2 do të ishte i vështirë, duke mos pasur "Djalli" pyka të tjera të mirëfillta. Riaftësimi i Kontit mund të rishkruajë hierarkitë në krahun e djathtë ku 25-vjeçari është një kandidatur­ë e fortë titullari, paçka se Kalabria nuk ka luajtur keq. Është ende kohë merkatoje, por Leonardo dhe Maldini po përgatisin telajon e re të Milanit, që do të kishte pamje tjetër nëse Paketas do t'i afrohej një shok dhome si polaku Piontek.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania