Panorama Sport (Albania)

"Gatuzo pa fat, Higuain do të zhbllokohe­t"

-

Masimo Odo mendon se Xhenaro Gatuzo dhe Gonzalo Higuain meritojnë besimin e tifozërisë milaniste. Teksa Milani përgatit finalen e Superkupës, ishmbrojtë­si ka analizuar situatën te kuqezinjtë, duke deklaruar se: "Gatuzo këtë vit nuk ka pasur fatin me vete. Ka humbur disa ndeshje, në të cilat ekipi ka luajtur më mirë se rivalët, e për më tepër i është dashur t'i bëjë ballë morisë së dëmtimeve. Për t'u përmirësua­r duhet që lojtarët të jenë të gjithë të shëndetshë­m, përndryshe bëhet e vështirë për këdo. Sa i përket Higuainit, ai është një kampion i madh që po përjeton një moment negativ. Kur dikush si ai shënjestro­het se po shënon pak, gjithçka bëhet e komplikuar, por jam i bindur se do të zhbllokohe­t shumë shpejt".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania