Panorama Sport (Albania)

Bertolaçi, çelësi i Milanit për të arritur te Piontek

-

Mbase do të tingëllont­e si herezi, por mund të jetë Andrea Bertolaçi çelësi i Leonardos për të arritur te kartoni i Kristof Piontek. Mesfushori­t të Milanit i përfundon kontrata në qershor, por kuqezinjtë mund të lejojnë transferim­in e tij te Xhenoa që në këtë hapësirë të merkatos. Bisedimet mes palëve mund të përbëjnë një shans për drejtuesit e "Djallin" për të nisur kështu bisedimet me presidenti­n Preciozi për kartonin e Kristof Piontek. Polaku kërkohet nga shumë klube të mëdha europiane (Reali emri i ri në listë), por nevojat dhe miqësia me klubin kuqezi mund të lehtësojnë bisedimet, sidomos nëse Milani pranon të paguajë 60 milionë euro për sulmuesin dhe "dhuron" Bertolaçin 6 muaj më herët sesa e parashikoh­et.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania