Panorama Sport (Albania)

Kutrone, bomberi në finalen e Superkupës

-

Me dopietën ndaj Sampdorias, Patrik Kutrone arrin kuotën e nëntë golave, duke u bërë kështu golashënue­si më i mirë i skuadrës së Gatuzos. Në 23 prezenca sulmuesi ka arritur të shënojë më shumë se Higuain, që vërtet ka luajtur më pak ndeshje se Kutrone (20 dhe ka shënuar 8 gola), por minutazhi është dukshëm në favor të argjentina­sit, që ka qëndruar në fushë 1.842 minuta, ndryshe nga 1.192 të 21-vjeçarit. Në aspektin e pasimeve për shokët e skuadrës, "El Pipita" ka dhënë tre asiste, ndërsa Kutrone vetëm një. Statistika­t pozitive të talentit mund të ndikojnë në zgjedhjet e Gatuzos, që në finalen e Superkupës nuk mund të mos i dhurojë një fanellë titullari Kutrones.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania