Panorama Sport (Albania)

Pas Manxukiçit, edhe Benatia humb Superkupën

-

Trajneri Masimilian­o Alegri ka një grup të gjerë lojtarësh, por ndërkohë po humb "armë" të rëndësishm­e, në pritje të finales së Superkupës së Italisë, të mërkurën kundër Milanit, në orën 18:30 shqiptare. Pas sulmuesit Mario Manxukiç, i cili vuan një tërheqje në muskujt e kofshës së majtë, është ndalur edhe mbrojtësi Mehdi Benatia. Ky i fundit pritej që të ishte titullar në 1/8-at e Kupës së Italisë kundër Bolonjas, por një kontraktim muskulor bëri që ai të humbte fanellën e titullarit, por mesa duket edhe mundësinë për të qenë në fushë me Juven, edhe në finalen e Superkupës. Gjithsesi, marokeni pritet që të udhëtojë me skuadrën e tij në Arabinë Saudite.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania