Juventusi rrit ofertën për Francisko Trinçaon, ja shifrat

Panorama Sport (Albania) - - IT ALI -

Juventusi as që ka ndërmend që të heqë dorë nga Francisko Trinçao dhe dje ka bërë një tjetër ofertë zyrtare për skuadrën portugeze të Bragës. Bardhezinjtë kanë konfirmuar 2 milionë eurot për huazimin njëvjeçar të sulmuesit anësor 17-vjeçar dhe 13 milionë euro për shlyerjen e tij (oferta e parë ishte 10.5 milionë euro). Mbi lojtarin në fjalë vazhdon që të jetë aktiv edhe Interi, por fakti që menaxher i lojtarit është Zhorzh Mendez, pikërisht ky i fundit është ai që po shtyn çdo ofertë tjerë kundrejt klientit të tij, si formë presioni ndaj Bragës që të pranojë shifrat e Juventusit. Gjithsesi, sipas zërave që vijnë nga Portugalia, kjo rritje oferte e bërë së fundmi nga bardhezinjtë mund të sjellë firmën mes palëve për Trinçaon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.