Panorama Sport (Albania)

Alegri ka vetëm një balotazh

-

Juventusi do të niset sot për në Zhedah, por ndërkohë Masimilian­o Alegri i ka të qarta idetë në lidhje me skuadrën që do të zbresë nga minuta e parë kundër Milanit. Sipas indicieve që vijnë nga stërvitja e kryer mëngjesin e djeshëm në "Kontinaza", dyshimi i vetëm i Alegrit është se cili mes Bernardesk­it dhe Kostës do të luajë përkrah Ronaldos e Dibalës. Pjesa tjetër e skuadrës është e konfirmuar: Shezni; Sandro, Kielini, Bonuçi, Kanselo; Matuidi, Pjaniç dhe Khedira.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania