Panorama Sport (Albania)

Ndryshoi selia, Ramsej kreu dje vizitat mjekësore në Londër

Mesfushori "anuloi" vizitën e parë në Torino

-

Aron Ramsej pritej mëngjesin e djeshëm në Torino, por shumë prej mediave italiane që kishin zbarkuar në aeroport për të parë zbarkimin e mesfushori­t të ardhshëm të Juventusit kanë dalë huq. Kjo për faktin se drejtuesit bardhezi, për të mos tensionuar edhe më shumë situatën me klubin e Arsenalit kanë vendosur që të ndryshojnë seli dhe siç raporton media angleze, uellsiani ka kryer vizitat në mënyrë shumë sekrete në Londër dhe i ka kaluar pozitivish­t ato nën mbikqyrjen e një delegacion­i të stafit mjekësor të Juventusit. Deri tani, të gjitha premisat janë që 28-vjeçari Ramsej të zbarkojë zyrtarisht në Torino në verë, me parametër zero, por sigurisht që deri në ditën e fundit të merkatos së dimrit do të tentohet një afrim më i shpejtë nga "Zonjë e Vjetër". Arsenali, dy ditë më parë ia bëri të qartë bardhezinj­ve: nëse e duan lojtarin në janar duhet të paguajnë 18 milionë paund (22 milionë euro), ose janë gati që të pranojnë një shkëmbim me mbrojtësin maroken, Mehdi Benatia, por ky i fundit nuk duket se i pëlqen ky transferim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania