Panorama Sport (Albania)

"Djalli" ka një bomber në shtëpi, Maldini në gol prej 4 ndeshjesh

-

Milani po kërkon që të zgjidhë një ngërç në repartin sulmues, por ndërkohë e ardhmja duket e garantuar, kjo falë edhe trashëgimi­së dhe gjakut prej kampioni që kalon në venat e tij. Ai është Daniel Maldini, djali i vogël i kapitenit legjendar dhe drejtorit të zonës së zhvillimit sportiv në klub aktualisht, Paolo Maldinit. 17-vjeçari po konfirmohe­t një bomber i vërtetë në këtë sezon me skuadrën U-19 kuqezi, e cila të shtunën ka fituar ndeshjen me Sampdorian. Daniel ishte ai që hapi rrugën e suksesit 2-0, por ajo që godet është se sulmuesi i ri shënon prej katër ndeshjesh radhazi. Përveç festës ndaj dorianëve, Maldini Jr. (vëllai i tij, 22-vjeçari Kristian luan si mbrojtës në kategorinë e tretë italiane te Pro Piaçenca) ka realizuar edhe në tri sfidat e mëparshme të kampioanti­t U-19 përballë Kaljarit, Empolit dhe Udinezes. Shkurt, në pritje për të zgjidhur të ardhmen e çështje "Higuain", drejtuesit e Milanit mund të fërkojnë duart, teksa djali i Paolos vazhdon të shënojë me breshëri në rangjet e moshave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania