Panorama Sport (Albania)

Ranokia: Jam i lumtur që luaj për këto ngjyra

-

Ka përfunduar në fund të hierarkive të Luçiano Spaletit në repartin e mbrojtjes. E djeshmja ishte ndeshja e parë sezonale për Andrea Ranokian, i cili u ndal për mikrofonat e "InterTV" në përfundimi­n e sfidës së fituar pa shumë problem (62) ndaj Beneventos. "Nuk ishte e thjeshtë të luanim në këtë klimë", tha fillimisht 29-vjeçari. "S'jemi mësuar me stadiumin pa publik, ishte një situatë e ndërlikuar. Ndeshja e parë? Për mua ka rëndësi që luaj me këto ngjyra, jam i lumtur që u gjenda i gatshëm".

NDESHJA E PARË - Lidhur me paraqitjen e skuadrës, Ranokia shtoi: "Ndeshje si kjo duhen mbyllur sa më shpejt, përndryshe do rrezikonim të njëjtin fund si me Pordenonen vitin e kaluar. Tani të fokusohemi te Seria A: sfidën me Sasuolon duhet ta përballojm­ë si gjithë të tjerat, me synimin për të siguruar pikë thelbësore për klasifikim­in". Në çerekfinal­e, Interi do përballet me Lacion: "Sa më shumë avancojmë në Kupë, aq më të forta janë skuadrat, me të cilat përballemi. Në këtë kompeticio­n kemi mundësi të arrijmë finalen, duke luajtur pak sfida. Dhe, pse jo, në fund të ngremë trofeun. Për momentin, objektivi është të ecim përpara ndeshje pas ndeshjeje, duhet të vazhdojmë kështu".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania