Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

PADELI 6 - Gjendet i gatshëm në thuajse të gjitha rastet, e befason Insinje, duke shfrytëzua­r një barrierë të vendosur keq.

VRSALJKO 6 - Bën mirë detyrat sulmuese, më pak ato mbrojtëse: ndëshkohet edhe me karton pas një ndërhyrjej­e me vonesë ndaj Insinjes.

SHKRINJAR 6,5 - Vitin e kaluar përballoi kundërshta­rë superiorë: gjithmonë me kokën lart, Benevento i krijon shumë pak probleme.

RANOKIA 6 - Luan ndeshjen e tij të parë sezonale. Disi i "ndryshkur", por e kompenson me eksperienc­ë.

DALBERT 6,5 - Shënon golin e tij të parë në Itali, me një goditje "alla Roberto Karlos" (siç do thoshte Luçiano Spaleti).

GALJARDINI 6 - Mban pozicionin, pa rrezikuar daljet në fazën sulmuese. Respekton detyrat e trajnerit në mesfushë.

BROZOVIÇ 6 - Si zakonisht përshkon kilometra të tërë dhe qarkullon mijëra pasime, duke gabuar shumë pak. Gjysmë note më pak, sepse ka faj te goli i dytë i Beneventos (nga 82' Zh. Mario pa notë).

KANDREVA 7 - Fiton pas vetëm 3' penalltinë e avantazhit zikaltër. Pak më pas regjistron vetë golin e 2-0, e në fund dopietën personale.

L. MARTINEZ 6,5 - Hera e dytë si titullar bashkë me Ikardin, me 2 kapitenin nuk gjen pozicionin e duhur. Pasi Mauro del nga fusha, 0 "Demi" regjistron dopietën.

PERISIÇ 6,5 - Nuk vrapon si zakonisht, por asiston fillimisht Dalbertin e më pas Lautaro Martinezin (nga 67' B. Valero 6 - i kërkohet qarkullim: është detyra që "veteranit" i del më mirë).

IKARDI 6,5 - Shndërron me ftohtësi penalltinë për golin e parë të ndeshjes dhe të vitit. Më pas, Spaleti i lejon të pushojë (nga 46' POLITANO 6 - luan thjesht, sa nevojitet për të ruajtur rezultatin).

Trajneri LUÇIANO SPALETI 6 Shpëton falë inefikasit­etit të Beneventos. Por, i dhuron vetes dhe Interit çerekfinal­en me Lacion.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania