Panorama Sport (Albania)

Dalbert: Për Spaletin, përherë i gatshëm

-

Me buzëqeshje në fytyrë për golin e tij të parë (dhe çfarë goli!) me fanellën e Interit, Dalbert Henrike, i intervistu­ar nga "InterTV" pas përfundimi­t të ndeshjes me Beneventon, dha këtë deklaratë: "E dimë që të gjitha skuadrat italiane kanë cilësi, ndaj u treguam të zotë, duke shënuar menjëherë dy gola. Sfidën e përballuam si duhet, si në nivel psikologji­k, po ashtu edhe fizik. Punuam mirë edhe gjatë pauzës", vijoi braziliani, duke i dërguar më pas një edhe "mesazh" trajnerit Luçiano Spaletit: "Është i vetëdijshë­m që gëzon gatishmëri­në e të gjithëve në çdo moment".

GOLI - Dalbert, i rikthyer nga dëmtimi në pulpë (gjatë një seance stërvitore) që e ka mbajtur jashtë fushave nga nëntori i 2018-ës, në fakt shpërbleu besimin e teknikut me një paraqitje mbi mesataren, duke realizuar edhe një gol "alla Roberto Karlos": "Falënderoj shokët e skuadrës dhe familjen time. Synimi ynë sot (dje) ishte të fitonim për të kaluar turnin. Tani të stërvitemi gjatë javës për Sasuolon".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania