Panorama Sport (Albania)

Hysaj rikthehet titullar, Napoli kalon Sasuolon dhe "gjen" Milanin

-

Pasi mungoi në sfidën e kaluar, në kampionat kundër Interit (e humbur 1-0), Elseid Hysaj u rikthye titullar në ndeshjen e djeshme të Kupës së Italisë. Me mbrojtësin e Kombëtares në fushë, skuadra e Ançelotit rikthehet te fitorja, duke mposhtur 2-0 Sasuolon falë dy golave me autorë Arkaduiz Milik dhe Fabian Ruiz të shënuar në minutat 15 dhe 74. Në të 35-ën anulohet me VAR një gol i Sasuolos, i shënuar nga Lokateli. Napoli kalon në çerekrinal­e, ku do sfidojë Milanin.

HYSAJ, NOTA 5 - Një paraqitje nën mesatare, ajo e Hysajt: "harron" vazhdimish­t Djuriçiçin që gjen fushë të lirë, por mbi të gjitha shpërdoron pasime në mënyrë absurde; ndoshta edhe për "faj" të zërave të merkatos, që e shohin gjithmonë e më larg Napolit. Jo më kot, këtë herë nuk shkon më shumë se nota 5.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania