Panorama Sport (Albania)

Tohir shet kuotat e tij për 150 milionë euro

-

Lajme të mira për Interin, por pse jo edhe për xhepat e Erik Tohirit. Investitor­i indonezian që bleu skuadrën nga Masimo Morati dhe më pas shiti gati 70 për qind të aksioneve te grupi "Suning", ka vendosur që të heqë dorë nga futbolli dhe nga dje u ka dhënë lamtumirën zikaltërve. Tohir ka shitur kuotën e tij prej 31.05 për qindësh të aksioneve që kishte ende në pronësi për shumën e 150 milionë eurove te një fond kinez që ende duhet t'i zbardhet emri, por që nga Azia garantojnë se aksionari i ri në Milano do të jetë një forcë e shtuar edhe për grupin "Suning", pasi pritet që të sjellë kapitale të rëndësishm­e edhe në arkat e Interit. E gjithë kjo bën të ëndërrojnë tifozët se merkato e verës së ardhshme, tashmë që edhe bilancet janë vënë në shinat e duhura, mund të jetë nga ato, që mund të dërgojë tifozët të ëndërrojnë emra të mëdhenj si Modriç dhe jo vetëm...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania