Panorama Sport (Albania)

“Ikardi e Shkrinjar gjigantë, 2 golat e pësuar më acaruan”

-

Luçiano Spaleti është i kënaqur për kualifikim­in, gjashtë golat e shënuar, përkëdhel dy kampionët zikaltër, Mauro Ikardi dhe Milan Shkrinjar, por në fund ka disa kritika edhe për dy golat e pësuar. Trajneri i Interit gjithsesi sheh me optimizëm drejt së ardhmes së sezonit. "Në fund të ndeshjes përgëzova trajnerin e Beneventos, sepse ata nuk u dorëzuan në asnjë moment, por luajtën gjatë të gjithë takimit që të bëjnë lojën e tyre, duke kërkuar golat e nderit. E them këtë, sepse edhe unë jam i kënaqur, madje shumë nga paraqitja që bëmë për 70 minuta, por nuk më pëlqeu aspak reagimi që patëm pas rezultatit 4-0. Në atë pikë, u duk sikur të gjithë së bashku thamë "tani ndeshja mbaroi", ndërkohë që Benevento na zgjoi, madje na goditi edhe herën e dytë, dy gola që më acaruan jo pak, duke parë edhe situatën se si erdhën. Gjithsesi, në fund duhet të marrim gjërat e mira nga kjo paraqitje dhe kualifikim­i për në çerekfinal­et e Kupës së Italisë ishin një objektiv i detyrueshë­m për ne. Prandaj, dua të duartrokas lojtarët e mi, pasi ishte një javë jo e lehtë dhe shpesh ndeshjet pas pushimeve janë një thikë me dy presa, - shprehet Spaleti, i cili më pas përkëdhel dy yjet e Interit, që gjenden në mes të kaosit të merkatos. - Ikardi dhe Shkrinjar? Për Mauron nuk kam çfarë them lidhur me rëndësinë e tij. Unë jam i bindur se ai gjendet shumë mirë në këtë skuadër dhe shumë shpejt do të takojë drejtuesit e klubit dhe do të gjejnë një zgjidhje. Edhe për Shkrinjari­n kam të njëjtat fjalë dhe mendoj se me

aq shumë zero sa kushton kartoni i tij, e shoh të vështirë që dikush të tentojë të na e rrëmbejë, por edhe unë do ta shtrëngoj fort, mos kini merak për këtë, - vazhdon trajneri i Interit që në fund e mbyll. Ndeshje me dyer të mbyllura? Pa tifozë nuk ka futboll, por federata duhet të rishikojë vendimet, që çojnë në mbylljen e stadiumeve, për një grup njerëzish që e detyrojnë këtë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania