Panorama Sport (Albania)

Bajerni e nis 2019 me trofe, debuton Dejvis

-

Bajerni i Mynihut u shpall fituesi u kupës në turneun "Telekom" për herë të pestë në historinë e klubit (2013, 2014, 2017, 2019). Në finalen e luajtur ndaj skuadrës së Gladbahut, kampionët e Gjermanisë barazuan pa gola në 45 minuta lojë dhe më pas u shpallën fitues pas gjuajtjes së penalltive. Ky ishte një test i rëndësishë­m përpara fillimit të fazës së dytë të Bundesligë­s, ku Bajerni do të ndeshet në transfertë ndaj Hofenhaimi­t.

Në ndeshjen e parë, Bajerni luajti ndaj Dyseldorfi­t ku fitoi pas gjuajtjes së penalltive, ndeshja përfundoi në barazim pa gola. Ndërkohë, sfida tjetër ishte ajo midis Gladbahut dhe Hertës, e fituar nga skuadra e Borusias. Finalja rezervoi takimin BajernGlad­bah. Trajneri Niko Kovaç aktivizoi disa

lojtarë të rinj në këtë turne duke përfshirë edhe blerjen e re Alfons Dejvis, i cili tregoi cilësi shumë të mira në ndeshjen e parë me fanellën e kampioneve të Gjermanisë. Ndeshja për vendin e tretë ishte ajo midis Hertës dhe Dyseldorfi­t, e fituar nga

vendësit me rezultatin 3-1. Kujtojmë seky turne u zhvillua pikërisht në stadiumin e Dyseldrofi­t, skuadër që erdhi nga Bundesliga 2 në fillim të sezonit. Në skuadrën bavareze duket se është rikthyer sërish humori, lojtarët dhe trajneri

Kovaç janë parë shumë të qeshur gjatë këtij miniturneu që zgjati vetëm një ditë. Lojtarët u rikthyen që dje në Mynih dhe do të nisin menjëherë përgatitje­t për ndeshjen ditës së premte. Bajerni do të kërkojë të ruajë vazhdimësi­në dhe nuk do të

humbasë terren ndaj Borusias, e cila do ta nisë fazën e dytë në një transfertë të vështirë ndaj Lajpcigut. Diferenca midis dy skuadrave është vetëm gjashtë pikë dhe një hap fals do t'u kushtonte shumë atyre në ecurinë e kampionati­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania