Barça heq dorë nga Morata, në lojë futet Bajerni

Pas Spanjës, Italisë e Anglisë, gati për Bundesligën

Panorama Sport (Albania) - - GJERMANI -

Alvaro Morata kërkon me dësh përim që të largohet nga Premier Liga dhe mbi të gjitha të shkëpusë bashkëjetesën e tij me trajnerin Mauricio Sarri dhe zëvendësin e tij, Xhanfranko Zola, me të cilët ka një luftë të hapur, jo vetëm në qendrën stërvitore, por edhe publikisht, duke parë deklaratat e ashpra që dy "shefat" e tij kanë lëshuar në media së fundmi. Për këtë arsye, spanjolli është i vendosur që të gjejë një akomodim të ri gjatë kësaj dritare merkatoje. Nga ana tjetër, edhe blutë e Londrës janë gati që ta lëshojnë, por ndërkohë presin ofertën ose lojtarin e duhur për të bërë një shkëmbim mes tyre. BARÇA E LËSHON

Prej tre muajsh me radhë, emri i Alvaro Moratës është afruar me Milanin, por Gonzalo Higuain po mban pezull tratativën, edhe pse "Pipita" është emri që te Çelsi do ta prisnin me krahë hapur. Vetë Morata nga ana e tij nuk ka dalë kurrë hapur për të nënvizuar dëshirën për të luajtur diku, por ndërkohë ka sjellë në Londër 5 oferta konkrete: ato të PSGsë e Monakos, të Milanit, Sevijës dhe Barcelonës. Më

shumë sesa të gjitha këto, vetë 26-vjeçari dukej se do të kishte preferuar një transferim te katalanasit, por kushtet që ai i ka vendosur trajnerit Ernesto Valverde kanë qenë disi të "ashpra", pasi ka kërkuar një hapësirë të konsiderueshme në formacion, gjë e cila i është mohuar dhe në këtë mënyrë Barcelona e ka

lëshuar përfundimisht sulmuesin spanjoll. HYN NË SKENË BAJERNI

Por, në orët e fundit, menaxheri i lojtarit, që sivjet me Çelsin numëron 7 gola të realizuar (pesë në Premier Ligë dhe dy në Ligën e Europës), ka kontaktuar Bajernin e Mynihut, i cili duket i interesuar për Alvaro Moratën.

Edhe vetë spanjolli, duke parë prestigjin që gëzon klubi gjerman, por edhe faktin se në këtë skuadër mund të gjejë hapësirën e tij, pasi në repartin sulmues ka vetëm një konkurrent si Robert Levandovski, sigurisht që interesi për të provuar këtë eksperiencë bëhet edhe më i madh. Dhe ndoshta, nëse Bajerni i Mynihut dhe Alvaro Morata do të ulen në një tavolinë dhe të hapin letrat për të tentuar gjetjen e një akordi, pa dyshim që kjo tratativë mund të mbyllet me sukses. Fundja, edhe gjigantët gjermanë, të cilët kanë nevojë për disa përforcime në reparte të ndryshme, do të bënin një investim të rëndësishëm me Moratën, lojtar të cilin nisën ta ndiqnin me kujdes qëkur ai i shënoi me bluzën e Juventusit në vitin 2016 (një gol i shënuar, një tjetër i anuluar pa të drejtë), në 1/8-at e Ligës së Kampioneve, por, me sa duket, interesimi i Bajernit për iberikasin është rikthyer që të jetë i fortë dhe do të bisedohet në ditët në vazhdim. Dhe ndoshta, pas aventurës spanjolle, asaj italiane dhe së fundmi angleze, për Alvaro Moratën ka ardhur koha që të testojë veten edhe në Bundesligën gjermane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.