Panorama Sport (Albania)

Nojer: Siti na tregoi si mundet Liverpuli

-

Portieri dhe kapiteni i Bajernit, Manuel Nojer, ka thënë se Pep Guardiola i ka treguar ish-skuadrës së tij si fitohet ndaj Liverpulit. Bavarezët dhe të kuqtë do të ndeshen në 1/8-at e Champions Ligë, me ndeshjen e parë që do të luhet më 19 shkurt, kurse ajo e kthimit më 13 mars. Mançester Siti i shkaktoi humbjen e parë në këtë sezon të Premier Ligës skuadrës së Jurgen Klop, që nuk njihte disfatë që në startin e sezonit, ku "qytetarët" fituan me rezultatin 2-1 në "Etihad" në fillimin e këtij viti. Kjo i ka mjaftuar Manuel Nojerit që të marrë zemër dhe gardiani i portës bavareze shprehet: "E kam parë Liverpulin kundër Sitit dhe kuptova se ata janë një skuadër që mund të thyhen. E kemi parë të gjithë këtë dhe nuk mendoj se dhe ata kanë dëshirë të luajnë kundër nesh", u shpreh Nojer. "Kanë një ekip shumë cilësor dhe po zhvillojnë një sezon fantastik. Janë në krye me meritë. Kanë lojtarë të rrezikshëm në kundërsulm dhe nuk pësojnë shumë gola, kjo falë mbrojtjes solide. Kam bindjen se shanset tona për të fituar ndaj tyre janë 50/50". Skuadra e Bajernit zhvilloi një minifazë përgatitor­e në Doha të Katarit duke shfrytëzua­r klimën e ngrohtë për të kryer stërvitjen. Nojer foli gjithashtu për objektivat në fazën e dytë të sezonit. "Objektivi ynë është që të jemi gati për fazën e dytë të sezonit. Në të parën kemi vuajtur jo pak, duke lënë shumë pikë rrugës".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania