Panorama Sport (Albania)

Marko Rojs rikthehet në stërvitje

-

Vuajtjet për Marko Rojs duket se kanë përfunduar. Kapiteni i skuadrës së Borusias së Dortmundit është rikthyer dje në stërvitje me ekipin, edhe pse jo i përfshirë në programin e plotë stërvitor. Rojs nuk u stërvit për më shumë se një javë me Borusian, pasi vuante nga një virozë gripale që e detyroi atë të qëndronte jashtë fushave të blerta për më shumë se shtatë ditë. Mungesa e Markos bëri me "dhimbje koke" trajnerin Favre, i cili tani mund të buzëqeshë për rikthimin e kapitenit të tij. Borusia do të luajë në ndeshjen e parë të fazës së dytë ndaj Lajpcigut në transfertë. Një takim, ku rëndësi ka vetëm fitorja për verdhezijn­të, të cilët duan të ruajnë vendin e parë në renditjen e kampionati­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania