Panorama Sport (Albania)

Odoi, presion Çelsit për largimin

-

Kalum Odoi kërkon të largohet me çdo kusht nga skuadra e Çelsit dhe për këtë sulmuesi mendohet t'u ketë kërkuar drejtuesve të skuadrës të pranojnë ofertat që vijnë për të. Kujtojmë se anglezi ka pasur kontakte me klubin e Bajernit, i cili ka ofruar 35 milionë euro për të marrë shërbimet e talentit 19-vjeçar. Çelsi duket se nuk do të ketë asnjë rrugë tjetër dhe do ta lërë të lirë lojtarin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania