Panorama Sport (Albania)

Solskjaer: Junajtid duhet të fitojë çdo ndeshje

-

Ole Gunar Solskjaer barazon rekordin më të mirë të të gjitha kohërave të Sër Mets Bësbit (fitoi 5 ndeshjet e para në krye të Junajtid në kampionat). Fitorja e fundit ndaj Totenhemit erdhi me vuajtje dhe ai pranon me një batutë rolin vendimtar të David De Geas: "Epo lejohet të kesh një portier të mirë. Mund të kishim shënuar disa gola të tjerë, por na shpëtoi një katërshe e mirë mbrojtjeje dhe De Gea pas tyre që ishte i pabesueshë­m. Kur ke shpejtësi në sulm dhe Lingard ishte shumë i zgjuar mes linjave, ke mundësi të bësh gjëra të mira dhe goli ishte i shkëlqyer. Ishte një skemë që kemi punuar. Krijuam mjaftueshë­m raste sa për të mbyllur ndeshjen në pjesën e parë, por nëse nuk shënon, atëherë do vuash presionin. Por ne u mbrojtëm në mënyrë fantastike", tha tekniku norvegjez, i cili u ndal sërish te De Gea: "Kam luajtur me disa portierë fantastikë, kemi traditë me ta dhe ai është përmirësua­r dhe meriton të shpallet lojtari i ndeshjes pas 11 pritjesh. Vazhdon rekordi perfekt? Te Mançester Junajtid ti pret të fitosh çdo ndeshje. Kjo nuk do të ndodhë, por në fushë duhet të zbresësh duke menduar kështu. Ky është mentalitet­i i këtij grupi".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania