Panorama Sport (Albania)

Poçetino: Pjesa e dytë, më e bukura me mua trajner

-

Mauricio Poçetino është krenar për skuadrën e tij. "Jam shumë i kënaqur dhe krenar. Pas 4.5 vitesh në stolin e kësaj skuadre, pjesa e dytë ishte më e bukura që kam parë Totenhemin të luajë. De Gea bëri 11 pritje, diçka e pabesueshm­e. Në futboll ndonjëherë ti meriton të fitosh dhe nuk ia del dhe fiton kur nuk e meriton. Prandaj e dashurojmë këtë sport", tha argjentina­si, i cili është i shqetësuar për Kejnin: "Shqetësimi im është se ai pësoi një ndërhyrje në momentin e fundit. Nuk ishte e qëllimshme nga lojtari i Junajtid, por ishte e rëndë dhe kavilja e tij është e ënjtur. Po çalonte pas ndeshjes. Do humbasim Sonin (Kupa e Azisë) dhe një mungesë edhe e Kejnit do ishte e rëndë për ne".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania