Panorama Sport (Albania)

"Ishte ndeshja më e vështirë, David më i miri"

-

Për herë të parë në karrierën e tij Markus Rashford shënon në 3 ndeshje radhazi në Premier Ligë, por goli ndaj Totenhemit ishte edhe më speciali. "Ishte ndeshja më e vështirë që kemi luajtur me trajnerin e ri. Rëndësi kanë pikët. Ajo pritja nga goditja e këndit ishte më e mira. Luajtëm me një sistem të ndryshëm kundër një ekipi të tillë. Këtë duhet të bëjmë për të mundur ekipet e mëdha. Titullar përpara Lukakut? Është një përgjegjës­i e bukur, por të gjithë shkëlqyen. Më i miri këtë herë ishte portieri", tha autori i golit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania