Panorama Sport (Albania)

Guardiola: Kujdes nga Uolvesi, janë të rrezikshëm

-

Kampionët e Sitit do të tentojnë sot që të rikthejnë në 4 pikë diferencën me Liverpulin me një fitore ndaj Uolverhemp­tonit. Skuadra e Guardiolës rihapi garën për vendin e parë pas fitores direkte kundër "reds"-ave për vendin e parë në Premier Ligë, e cila u pasua nga paraqitjet spektakola­re në kupa (mundën Roterhamin dhe Bërtënin me rezultatin e përgjithsh­ëm 16-0). "Ne e pamë që në ndeshjen e parë se sa e vështirë do të ishte. Ata janë të fortë fizikisht dhe të rrezikshëm në kundërsulm. Mbrojnë mirë në thellësi dhe kontrolloj­në shumë zona. Kjo është arsyeja pse po luajnë kaq mirë në Premier Ligë", paralajmër­oi katalanasi. Ai u pyet edhe në lidhje me merkaton, nëse "qytetarët" do tentojnë të forcohen këtë muaj, por Pep nuk mendon se kjo është lëvizja më e zgjuar: "Ndonjëherë kemi blerë, por normalisht, kur duam të transferoj­më një futbollist, ne mendojmë për 4, 5 apo 6 vitet e ardhshme dhe normalisht këta lloj lojtarësh nuk lëvizin këtë muaj. Ndoshta huazime mund të ketë. Por nëse nuk kemi dëmtime, jemi të kënaqur me skuadrën që kemi nisur sezonin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania