Panorama Sport (Albania)

Hazard: Mesi, më i miri i historisë

-

Eden Hazard i ka thurur elozhe Leo Mesit dhe e quan lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave. Në një intervistë për mediat belge, mesfushori i Çelsit tregon edhe një anekdotë për ndeshjet e vitit të kaluar kundër Barcelonës. "Nuk ekziston fjala G.O.A.T (Më i miri i të gjitha kohërave). Ekziston vetëm: Lionel Mesi. Barcelona? Kam bërë dy ndeshje mjaft të mira në vitin 2018 kundër katalanasv­e, por në fund u zhgënjyem për shkak të eliminimit. Im bir ishte në stadium për të parë ndeshjen, sepse është tifoz i Mesit. Në një moment unë pasova topin gabim dhe u kishte thënë miqve të mi: Babi duket sikur po luan te Barcelona", tregon Eden Hazard. Belgu është objektiv i Barcelonës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania