Panorama Sport (Albania)

Atletiko fiton mes polemikave kundër Levantes

-

Një gol i Grizmanit, shumë polemika dhe një pritje shpëtimtar­e e Oblakut. Kaq mjaftuan që Atletiko e Madridit të rikthehet te fitorja kundër Levantes dhe t'i bëjë presion Barcelonës. Të besuarit e Simeones shënuan shumë shpejt me anë të Kokes, por VAR-i e anuloi golin për një faull të Rodri ndaj Enis Bardhit. Bëhet sërish VAR-i protagonis­t, pasi nuk ndërhyn te momenti i penalltisë që vulos ndeshjen. Pati një prekje të topit me dorë, por ishte e pavullnets­hme dhe dora ishte e vendosur në fushë. Grizman u paraqit nga pika e bardhë e penalltisë dhe e shënoi duke i dhënë 3 pikët Atletikos, por Levante do të dërgojë një shkresë në federatën spanjolle.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania