Panorama Sport (Albania)

Simeone frenon Interin: Godin qëndron me ne

-

Në Itali janë të sigurt se Diego Godin ka firmosur me skuadrën e Interit dhe do të transferoh­et në merkaton e verës, por trajneri i Atletikos së Madridit thotë se nuk e imagjinon dot ekipin e tij pa mbrojtësin uruguaian. "E mendoj të ardhmen e skuadrës sime me Godin, sepse ai është i yni dhe shpresoj që të vazhdojë të luajë në këto nivele që po luan tani. Fitorja? Sigurisht që është e rëndësishm­e, por nuk kam fjalë për arbitrimin. Unë nuk kam diskutuar ndonjëherë vendimet e arbitrave. Kishim mundësi për të shënuar më shumë gola dhe për ta siguruar më shpejt fitoren, por tani është mirë që të shohim përpara dhe të përmirësoh­emi", ka thënë Diego Simeone.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania