Panorama Sport (Albania)

Solari: Asgjë personale me Iskon, të rinjtë janë një lajm i mirë

-

Santiago Solari vlerësoi vetëm 3 pikët dhe faktin që Reali kishte në fushën e lojës shumë djem të rinj. Në deklaratën pas fitores me Betisin, numri një i madrilenëv­e foli edhe një herë për vendimet për të lënë jashtë Iskon dhe Marselon. Por, ai thotë se nuk ka asgjë personale me asnjë lojtar. "Vlera e kësaj ndeshjeje ishin 3 pikët dhe të rinjtë që u aktivizuan si Kristo, Brahim, Valverde, Reguilon dhe Vinicius. Ky është një lajm i mirë për klubin. Mbrojtja me tre? Ishte një vendim i momentit duke parë që kemi shumë dëmtime në repartin e sulmit. Ishte një zgjidhje për këtë ndeshje", tha Solari. Nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes fakti që Isko nuk luajti. "Bëmë një ndeshje serioze, pavarësish­t atyre që luajtën. Ne jemi një skuadër dhe i përfshijmë të gjithë, ata që luajnë dhe ata që janë në stol. Do të ketë vend për të gjithë sepse luajmë çdo tri ditë. Marselo? E kam thënë që në fillim se unë s'kam asgjë personale. Të gjithë lojtarët që kam në dispozicio­n do ta kenë shansin e tyre për të treguar vlerat. U lodha duke e përsëritur, por këtu do të luajnë të gjithë", përfundoi Solari. Ai i thuri lavde Sebajosit për golin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania