Panorama Sport (Albania)

Isko, 15 ndeshje në stol

-

Nuk ka më kthim pas. Edhe atëherë kur në skuadrën e Realit të Madridit mungojnë 7 lojtarë, sërish nuk ka vend për Iskon. Në ndeshjen e tij të 17-të si trajner i Realit, Santiago Solari i tregoi stolin për herën e 15-të. Kjo do të thotë se e ka aktivizuar vetëm 2 herë si titullar. Ditën e djeshme, numri një i madrilenëv­e kishte bërë sërish "shpikje" me skemën, duke mos pasur vend dhe hapësirë për mesfushori­n e talentuar spanjoll që nga fillimi. Këtë herë s'luante as Marselo si titullar, sepse Solari vendosi të luante me modulin 3-5-2.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania