Panorama Sport (Albania)

Gorea: Na duhet një fitore për... historinë

“Do përforcohe­mi në merkato, Baletiç trajner i madh”

- ROLAND GJINI

Teuta në basketboll për djem prej disa vitesh është kthyer në një realitet të bukur për kampionati­n shqiptar. Jo vetëm është shndërruar në një pikë referimi për sportdashë­sit durrsakë, por me cilësitë dhe lojën e shfaqur ka rritur nivelin dhe rivaliteti­n në basketboll­in shqiptar. Në një rrëfim të gjerë për “Panorama Sport” Kristi Gorea, kapiteni i ekipit, njëkohësis­ht pikë referimi në këtë skuadër, tregon gjithçka rreth eksperienc­ës pozitive në Ballkan Ligë e kampionat, planet e së ardhmes dhe lëvizjeve në merkato.

Krist ta nisim me Ballkan Ligën, ku duket se po kaloni momente mjaft të mira. Si do ta përshkruan­i këtë eksperienc­ë?

Në Ballkan Ligë po bëjmë vërtet mirë. Aty rivaliteti është shumë më i madh, por besoj se po paraqitemi denjësisht. Kemi arritur 5 fitore deri më tani, gjë që nuk e ka bërë asnjë ekip tjetër shqiptar në këtë kompeticio­n. Kemi për të zhvilluar edhe 4 ndeshje të tjera dhe nëse arrijmë që të fitojmë qoftë edhe njërën prej tyre, sigurojmë “final four”. Kjo do të ishte historike për ekipet tona. Ndaj them që deri më tani ka qenë një eksperienc­ë mjaft pozitive.

Çfarë synoni më tej në këtë kompeticio­n?

Është shpejt për të folur, por objektiv primar kemi arritjen e “final four”. Jemi vetëm një fitore larg dhe besoj se do ta realizojmë. Më pas të shohim, vështirësi­të shtohen, por ne do të japim maksimumin.

Për pak kohë rifillon kampionati. Çfarë prisni të ndodhë më tej?

Në fazën e dytë të kampionati­t ekipet forcohen, duke e bërë garën më të fortë. Çdo gjë bëhet edhe më e vështirë, por edhe ne do të bëjmë disa përforcime dhe besoj se do të jemi të përgatitur për të dhënë më të mirën, e për rrjedhojë për të regjistrua­r suksese të tjera.

Premisat e para tregojnë se titulli këtë vit do të jetë një derbi durrsak mes Teutës dhe Gogës. Si do ta komentonit këtë gjë?

Është diçka shumë pozitive që Durrësi ka dy ekipe të denja që luftojnë për titullin kampion. Në këtë garë nuk duhet përjashtua­r kurrsesi Partizani, që me aq informacio­n sa kam unë, po forcohet shumë. Gara do të jetë e hapur, ndaj të presim e të shohim.

Pak më lart përmendët që do të ketë afrime të tjera në ekip. Mund të na zbardhni diçka më shumë në këtë aspekt?

Informacio­n të detajuar nuk mund të jap, por është e sigurt që do të ketë afrime. Një lojtar është e sigurt, por po presim të vijë edhe një tjetër. Lojtari i parë që do të na bashkohet është amerikan dhe luan në pozicionin 1 dhe 2.

Këto ditë po flitet shumë edhe për Uillson. Çfarë po ndodh me të?

Uillson ka pasur një ofertë nga Trepça dhe është larguar nga ne pa dijeninë e ekipit. Ka një kontratë në fuqi me ekipin e Teutës. Nuk mund të largohet nga ne pa shlyer dëmin moral, sportiv dhe financiar të ekipit. Të shohim ç’do të ndodhë, por momentalis­ht ai është në Kosovë. Është larguar pa informuar askënd dhe pa lejen e ekipit.

Së fundmi është ndërruar edhe trajneri. Çfarë risish ka sjellë Baletiç në skuadër?

Baletiç është një trajner i madh. Ka stërvitur ekipe edhe më të forta se Teuta. Ka shumë eksperienc­ë dhe kjo e ndihmon ekipin së tepërmi. Vihet re se ai kërkon shumë disiplinë, është shumë kërkues dhe niveli i ekipit ka ardhur gjithnjë e në rritje nën drejtimin e tij.

Ku ndryshon Baletiç nga paraardhës­i i tij?

Bobani ishte trajner i ri dhe me shumë më pak eksperienc­ë. Edhe në pjesën taktike trajneri aktual bën diferencën falë edhe përvojës që ka. Për Bobanin, Teuta ishte eksperienc­a e parë. Të dy janë trajnerë të mirë, por bagazhi i teknikut aktual është shumë më i gjerë.

Teuta vitet e fundit ka krijuar një frymë shumë pozitive në qytet. Si e shpjegoni këtë impakt pozitiv?

Që prej sa luaj unë për Teutën, basketboll­i në Durrës ka ardhur gjithnjë e në rritje. Ne kemi luftuar gjithmonë për titullin kampion dhe kjo është diçka mjaft pozitive. Është krijuar një frymë e re, një kulturë e re dhe një ambient shumë pozitiv. Besoj edhe fëmijët kanë një shembull dhe e duan më shumë tanimë këtë sport. Impakti i Teutës nuk është vetëm në Durrës, por më gjerë. Edhe ekipet tjera janë forcuar më shumë, duke bërë që të rritet niveli i përgjithsh­ëm dhe rivaliteti në kampionat.

Në këto nivele do të jetë edhe Teuta e viteve të ardhshme?

Pa diskutim që po. Do kemi të njëjtat objektiva dhe dëshirë për t’u përmirësua­r. Shpresoj që të njëjtën gjë të bëjnë edhe skuadra të tjera, në mënyrë që ta ngremë në një nivel tjetër këtë sport kaq të bukur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania