Panorama Sport (Albania)

Oklahoma përmbys San Antonion, zhgënjen Klipers

-

San Antonio edhe pse e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke kryesuar gjatë gjithë pjesës së parë nuk ia doli të merrte përballë Oklahomas, pasi këta të fundit përmbysën gjithçka në favor të tyre në pjesën e dytë, duke triumfuar me rezultatin 122112. Kështu, Oklahoma arrin të fitojë një sfidë ndaj një skuadre pretendent­e në Konferencë­n e Perëndimit si Spërs, falë një loje mjaft të mirë nga e gjithë skuadra, ku plot tetë lojtarë realizuan mbi 10 pikë, ndërkohë mbi të gjithë spikati Uestbruk me 24 pikë dhe rikuperime në tabelë. Në radhët e San Antonios më rezultativ­i ishte Belineli, por 24 pikët e tij mbeten thjesht statistiko­re, pasi nuk shërbyen për t’u dhënë suksesin “spërsave”. Humbasin dy skuadra pretendete si Klipers dhe Boston, ku Sëlltiks u mposht 105-103 nga Orlando në momentet e fundit, sfidë në të cilën Boston kishte epërsinë shumicën e kohës, por u tregua i pasaktë në fund. Gordon me 28 pikë e Ros me 25 bënë diferencën për Orlandon në këtë sfidë. Klipers u mund në shifrat 109-104 në fushën e saj nga Detroit, rezultat surprizë, edhe pse miqtë e dominuan takimin thuajse gjatë të gjithë kohës, ku ra në sy loja e shkëlqyer nga Grifin, i cili shënoi 44 pikë, duke e ndëshkuar ish-ekipin e tij Klipers. Sukses regjistroi edhe skuadra e Majemit që triumfoi 112-108 ndaj Memfis, në një takim me rivalitet dhe emocione nga fillimi e deri në fund. Për ekipin nga Florida diferencën e bëri Uinslou me 26 pikë. Jutah Xhaz mposhti 110-102 Çikagon, ndërsa Sakramento triumfoi 104-97 ndaj Sharlot.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania