Panorama Sport (Albania)

Vershtapen në Formula E për të shlyer dënimin

-

Në garën e zhvilluar në Marrakesh të Marokut, në Formula E ishte i pranishëm edhe piloti i Formula 1, Maks Vershtapen. Holandezi i Red Bull nuk ishte në këtë garë për argëtim, por për të shlyer dënimin e dhënë nga FIA, për shkak të sherrit që pati në fund të sezonit me Okon në Çmimin e Madh të Brazilit. Vershtapen­it i ishte ngarkuar detyra e komisarit në garën e Formula E, duke shlyer ditën e tij të parë të dënimit në shërbimet sociale, ku pa kolegët e tij nga afër teksa garonin. Ndërkohë, ata që e panë nga afër pilotin holandez, rrëfejnë se Vershtapen ishte shumë i përqendrua­r, pasi kërkonte të kuptonte më së miri se si funksionon roli i komisarit, duke qenë se në të shkuarën pikërisht komisarët e kanë vënë shpeshherë në investigim. Ndërkohë, në përfundim të eventit, piloti i Red Bull lëshoi edhe një prononcim të shkurtër, ku dukej se kishte mbetur i kënaqur nga Formula E: “Nuk kisha ndjekur kurrë nga afër një garë në këtë kategori. Jam i befasuar, pasi ishte shumë argëtuese. Është një kampionat i bukur”, tha Maks.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania