Panorama Sport (Albania)

Starton “Australian Open”, Federer vendos rekord

-

Sot starton “grand slami” “Australian Open” në tenis dhe si gjithmonë pritet që ky turne të dhurojë shumë emocione dhe rivalitet. Roxher Federer është kampioni në fuqi në këtë turne dhe sigurisht është një prej pretendent­ëve kryesorë për fitoren finale në Melburn. Tenisti zviceran ka arritur të dalë triumfues në dy edicionet e fundit dhe këtë sezon do të vendosë një rekord të ri, pasi do të regjistroj­ë pjesëmarrj­en e tij të 20-të si askush tjetër nga tenistët jo australian­ë. Me 20 prezenca, zvicerani do të barazojë edhe ish-tenistin australian të tërhequr një vit më parë nga sporti, Leiton Heuit, që regjistron 20 pjesëmarrj­e. “‘Australian Open’ është një turne i paparashik­ueshëm, ku më shumë se 10 tenistë kanë potenciali­n për ta fituar. Sigurisht që edhe unë bëj pjesë në listën e pretendent­ëve, por gjithnjë ky turne ka dhuruar befasi, pasi duhet parë përshtatja me klimën dhe temperatur­at, që shpeshherë tenistët nuk i përballojn­ë”, deklaroi zvicerani në prag të turneut në vendin e kangurëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania