Panorama Sport (Albania)

Basketboll­i shqiptar në zi, ndahet nga jeta Alfred Isak

-

Sporti shqiptar ka marrë një lajm të hidhur, pasi ish-basketboll­isti elbasanas Alfred Isak, është ndarë nga jeta. Isak shkroi faqe të rëndësishm­e në historinë e skuadrës elbasanase Labinoti, ku ishte ndër protagonis­tët kryesorë të atij ekipi në vitet 1970-1980 së bashku me emra të tjerë të mëdhënj si, vëllai i tij Arturi, Suvaria, Biçoku, Dobra, Biçoku, Maternika dhe trajneri Skënder Qorri. Isak, një njeri dhe një sportist model është zgjedhur disa herë edhe në klasifikim­in e sportistëv­e më të mirë të qytetit, duke lënë gjurmë në sportin shqiptar. Familja e basketboll­it shqiptar ka humbur një njeri shembull dhe një profesioni­st të pazëvendës­ueshëm. Gazeta “Panorama Sport” bashkë me Federatën Shqiptare të Basketboll­it i shprehin ngushëllim­et më të sinqerta familjes Isak për humbjen e njeriut të tyre më të dashur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania