Panorama Sport (Albania)

Horoskopi

-

DASHI - Falë influencës mjaft pozitive të Venusit, do kaloni momente shumë të lumtura pranë atij që dashuroni. Rutina do largohet sa hap e mbyll sytë. Në sektorin financiar fati do jetë në anën tuaj. DËMI - Ata që janë në çift do shkojë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe do tregohen mjaft tolerantë. Dita do jetë e favorshme. Ndikimi i Neptunit tek financat do jetë i dyzuar.

BINJAKËT - Ambienti për çiftet do jetë i favorshëm. Në vend që të krijoni një klimë pasionante dhe të ndërtoni raporte me forcë, ju do të përforconi bashkëpuni­min me partnerin. Financat do të lulëzojnë dhe ju do keni përfitime të mëdha.

GAFORRJA - Do përjetoni momente shumë të lumtura në praninë e atij që dashuroni. Yjet iu premtojnë një klimë plot bashkëpuni­m. Nuk do keni shumë nevojë ta shprehni atë që ndieni sepse ajo do duket qartë. Falë ndikimit të Hënës me zor do iu bëni ballë shpenzimev­e. LUANI - Ndjenjat në çift do jenë me të thella sot dhe më të sinqerta. Do bëni gjithçka që keni në dorë që financat të ruajnë ekuilibrin, madje do ulni shumë edhe shpenzimet e mëdha.

VIRGJËRËSH­A - Për të gjithë ata që kanë tashmë një lidhje, Neptuni do bëjë të mundur thellimin e marrëdhëni­es dhe cilësinë e saj. Në planin financiar kjo e enjte do jetë e favorshme dhe do ketë përmirësim­e.

PËSHORJA - Do kaloni një ditë mjaft të lumtur sot në praninë e atij që kni në krah. Tregohuni më të gatshëm për gjithçka dhe do ia bëni zemrën mal partnerit. Plutoni do ndikojë negativish­t tek financat. AKRËPI - Jeta në çift do jetë e qetë dhe e kënaqshme. Ata që kanë pasur vështirësi do kenë mundësi të pajtohen dhe rregullojn­ë problemet. Mos e lini veten të rrëzoheni nga një problem financiar që mund t'iu dalë para.

SHIGJËTARI - Çështjet e zemrës do kenë të gjitha mundësitë të rregullohe­n falë ndikimit pozitiv të Venusit. Falë ndikimit të Diellit në sektorin e parave do i rrisni të ardhurat por do harxhoni shumë. BRICJAPI - Kujdes nga influencat e këqija gjatë kësaj ditë. Në planin financiar do merrni vendime të rëndësishm­e, por duhet të bëni kujdes nga impulsivit­eti i tepruar.

UJORI - Nëse jeni në çift dhe keni një lidhje të fortë, do të dyfishohet pasioni ndërmjet jush dhe partnerit. Urani do iu bëjë të tregoheni të matur me financat dhe do iu ndihmojë të filloni një projekt të ri në punë.

PËSHQIT - Jeta juaj sentimenta­le nuk do jetë shumë e qetë për shkak të turbullira­ve planetarë. Do merrni iniciativa, do jeni të vendosur dhe do limitoni rreziqet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania