Panorama Sport (Albania)

Vëllezërit e futbollist­ëve të Anglisë grabiten me shotgan dhe hanxhar

-

Trent Arnold dhe Markus Rashford janë dy lojtarë rivalë në Angli, por shokë skuadre në kombëtaren angleze. Nuk ka asgjë të çuditshme që dy futbollist­ët e ekipeve më të urryera me njëra-tjetrën të jenë shokë, por me sa duket edhe vëllezërit e tyre kanë një lidhje të ngushtë me njëri-tjetrin. Sipas “Daily Mail”, Dejn dhe Tajler janë sulmuar mëngjesin e së shtunës, kur kishin ndaluar në Mançester për të ngrënë në një restorant dhe më pas do niseshin që të shikonin ndeshjen që Liverpul do të zhvillonte kundër Brajtonit. Ata janë rrahur brutalisht, janë lënduar në turp dhe në fytyrë, më pas janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme. Dejnit, vëllait të sulmuesit Rashford, i është grabitur ora dhe makina “Range Rover”. Policia ka bërë me dije se grabitësit mbanin një shotgan, shkop bejsbolli, por edhe një hanxhar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania