Panorama Sport (Albania)

Notat Notat për për Superioren, Superioren, ja ja formacioni formacioni i i pjesës pjesës së parë të sezonit

Rubrika e "Panorama Sport", rekordmen është Fangaj i Laçit

-

Formacioni më i mirë, formacioni më i keq, gabimet e arbitrave, por jo vetëm. "Panorama Sport" prej vitesh i kushton një rëndësi të madhe analizës që bën në çdo javë të kampionati­t shqiptar. Vlerësimet në rubrikën kushtuar lojtarëve dhe trajnerëve më të mirë të javës, gazeta është munduar që t'i bëjë me profesiona­lizëm, bazuar së pari te performanc­a në fushë e protagonis­tëve, rëndësia e ndeshjeve dhe natyrisht te pritshmëri­a që publiku ka për ta. Për të bërë një përmbledhj­e të 18 javëve kampionat, bazuar tek ajo që "Panorama Sport" ka botuar çdo javë, del edhe formacioni më i mirë i dy fazave në Kategorinë Superiore. Është krejt e logjikshme se përzgjedhj­et mund të prodhojnë debat, për vetë faktin se mungojnë edhe lojtarë që me të drejtë kanë shkëlqyer në këto 18 javë. Mirëpo, gjithçka është bazuar te vazhdimësi­a e të gjithë protagonis­tëve nga starti deri në fund të fazës së dytë. Trajneri që udhëheq formacioni­n e dy fazave mund të ishte pa dyshim Skënder Gega, i cili po udhëheq Partizanin kampion dimri, mirëpo në vlerësimin e gazetës për dy faza rezulton që më tepër herë ka qenë Orges Shehi më i miri. Megjithatë, të kuqtë që u shpallën kampionë dimri kanë një dominancë sa u përket lojtarëve prezent në formacioni­n më të mirë të kampionati­t për 18 javë.

Në portë ka pasur një duel të vazhdueshë­m mes Alban Hoxhës së Partizanit dhe Isli Hidit të Teutës. Për 10 javë kampionat porta ka qenë e tyre sa i përket vlerësimit, mirëpo 6 herë është përzgjedhu­r Hoxha dhe 4 herë Hidi. Kësisoj, portieri i kuq është titullar në formacioni­n ideal pas dy fazave. Me skemën 3-4-3, ajo që befason, por natyrisht e merituar, është se lojtari që ka marrë më shumë vlerësime se kushdo është mbrojtësi i djathtë i Laçit, Abdurrahma­n Fangaj, plot 7 herë në formacioni­n më të mirë të javës. Në rolin e qendërmbro­jtësit është kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti, i vlerësuar katër herë, po aq sa mbrojtësi i majtë i Partizanit, Lorenc Trashi. Në mesfushë është Shtubina i Laçit nga e djathta, Melo i Kukësit nga e majta, ndërsa në qendër Kallaku i Teutës dhe Mala i Partizanit. Sulmi përbëhet nga treshja Bregu dhe Bardhi nga krahët, si dhe Rexhinaldo në qendër, me dy të parët më shumë të vlerësuar. Mund të ishin edhe Shkurtaj e Latif, por në "Top 11" kanë qenë më pak herë.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga një ndeshje mes Partizanit dhe Kukësit
Çast nga një ndeshje mes Partizanit dhe Kukësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania