Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi: Teutës i duhen 2 sulmues, do të firmosja për vendin e tretë

Klubi, gati të sakrifikoj­ë financiari­sht për bullgarin

- Anarildo Alia

Bledi Shkëmbi është i kënaqur me ecurinë e skuadrës në këtë fazë përgatitor­e, megjithatë e pranon se dy sulmues janë të domosdoshë­m për të përballuar me sukses gjysmën e mbetur të kampionati­t. Në një prononcim të dhënë për “SuperSport”, tekniku korçar ka folur edhe në lidhje me zërat që kanë dalë së fundmi në merkato, teksa nuk ka preferuar të japë emra konkretë. “Çdo gjë po shkon mirë, është e rëndësishm­e se në këtë fazë përgatitor­e nuk kemi lëndime. Të gjithë futbollist­ët po marrin ngarkesën e duhur fizike. Akordi me Vasilev? Nuk do të ishte korrekte nëse do të përmendja emra. E rëndësishm­e është që sa më shpejt të mbyllim një sulmues, ndoshta edhe dy, për të qenë gati për kampionati­n. Mund të ketë përforcime edhe në ndonjë repart tjetër, sigurisht nëse do të ketë cilësitë e duhura. A do firmosja për vendin e tretë në kampionat? Patjetër që po, por si futbollist. Si trajner e kam të qartë se llogaritë bëhen në fund, jo pas dy fazave. Kemi bërë diçka të mirë deri tani”, u shpreh 39-vjeçari i pankinës durrsake.

SULMI - E gjithë situata ka ndryshuar në Durrës. Latif Amadu u shit dhe skuadra nuk ka një sulmues të mirëfilltë, rol të cilin të paktën në ndeshjet miqësore e ka kryer Gerhard Progni. Synimet dhe objektivat e skuadrës në këtë sezon nuk u lejojnë të eksperimen­tojnë dhe për më tepër në sulm, pasi është dhe një gjysmësezo­ni për të luajtur. Skuadra ka një synim të ri, një 28-vjeçar, i cili është pjesë edhe e kombëtares bullgare. Radoslav Vasilev është lojtari që shihet si zëvendësue­si i Latif. Negociatat vijojnë dhe akordi duket shumë pranë, megjithatë burime të gazetës thonë se pengesa e vetme po krijohet prej pretendime­ve financiare të larta të sulmuesit, i cili momentalis­ht është pjesë e skuadrës Cherno More. Gjithsesi, duket se klubi do të bëjë një sforco të madhe për të sjellë në klub një “bomber” që siguron gola për pjesën e mbetur të sezonit. Është përfolur edhe pista “Bushiç”, por ky transferim nuk mund të realizohet pa mbyllur kroati “hesapet” me Flamurtari­n. Lëvizje të shumta nga ana e drejtuesve të Teutës që prej javës së fundit të dhjetorit. Pa gjetur lojtarin-gol, askush nuk do të ketë qetësi në kampin durrsak dhe sidomos tani që është shtuar oreksi për titullin.

BARAZIMI - Ndeshja e fundit miqësore përballë Kastriotit solli barazimin e parë të këtij viti për Teutën. Nuk është një rezultat që ngroh, por gjithsesi skuadra dhe stafi ka kohën e duhur në dispozicio­n për të korrigjuar çdo gjë. U bë e dyta herë që ndëshkohen të parët, të shtunën nuk mundën që të shkonin drejt përmbysjes, si ndaj Erzenit. Ajo që mbetet pozitive është fakti që bregdetarë­t dinë të reagojnë, pavarësish­t disavantaz­hit. Gjithsesi, ajo që shqetëson më shumë stafin është fakti se pësojnë.

PËRGATITJE­T - Te Teuta prej ditësh punohet me dy seanca në ditë dhe me ngarkesë maksimale. Pasi kanë kryer të gjitha testet e duhura dhe gjithçka duket rrugën e duhur, para se të startojë kampionati, stafi teknik ka planifikua­r edhe dy miqësore, ndërsa do të matin forcat me Laçin dhe Skënderbeu­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania