Maldini: Nuk e kuptova Higuainin, ëndrra e Milanit mbetet Champions-i
Drejtori kuqezi analizon skuadrën dhe objektivat
Paolo Maldini është shumë i kënaqur me punën e bërë në merkato, e cila po bie më shumë në sy edhe për shkak të ecurisë së ekipit. Piontek dhe Paketa u kanë dhënë entuziazëm kuqezinjve të Gatuzos. Për këtë aspekt, por edhe të tjera të Milanit, drejtori për zhvillim i ka diskutuar në një deklaratë për median. ECURIA - “Duam të gjithë që të mbërrijmë sa më lart të mundemi. Kemi një skuadër të re, pavarësisht se me lojtarë të rëndësishëm. Rruga është ende e gjatë, megjithatë është e duhura. Djemtë e dëgjojnë trajnerin dhe qasja është pozitive. Nuk duhet të shpërqendrohemi”. TË IKURIT - “Të flasësh nga jashtë për Milanin si ambient futbollistik nuk është e lehtë. Me Higuainin patëm një marrëdhënie që nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, megjithatë janë gjëra që ndodhin. Tani kemi një ambient të shëndetshëm, ku të gjithë mund të rritemi. Sinqerisht nuk e kuptoj sesi një lojtar mund të mos rritet në këtë kontekst”. OBJEKTIVA - “Në klub të gjithë i njohim detyrat dhe pozicionet tona. Mes drejtuesish jemi të bashkuar dhe skuadra po mëson nga ne dhe anasjelltas. Që nga fillimi i sezonit djemtë i kanë memorizuar rastet kur kanë shpërdoruar shanse, madje edhe ato të sezoneve të tjera. Ekipi po formon përvojë dhe po lufton për Champions-in që ishte edhe objektivi ynë kryesor. Më shumë sesa detyrë ishte një ëndërr, të cilën duam ta bëjmë realitet”. FLAMUJT – “Funksioni i një drejtuesi është krejt i ndryshëm nga i atij të një lojtari. Historia e Milanit peshon mbi skuadrën sepse të luash në “San Siro” është e lehtë. Ai stadium mund të të shtyjë në nivele që një lojtar mbase nuk i ka imagjinuar kurrë. Kush i përjeton me qetësi këto situata mund të mbërrijë vërtet shumë lart.